Atentati mafioz i datës 30 tetor 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën jetën katër persona, mes të cilëve dhe dy njerëz të pafajshëm Flutura dhe Bashkim Basha, tronditi mbarë opinionin publik.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, po kryhen hetime ku dyshohet se u shkëmbye zjarr mes Bushatit dhe Licit, që mbetën viktima dhe agresorëve.
Gjithashtu, në mjetin e tyre u zbulua të paktën një karikator bosh, ndërsa gjurmë dhe dokumentet e gjetura i janë përfshirë hetimeve.
Policia e Shkodrës, ka përfunduar ekspertizën paraprakë të makinës tip “Benz” me targa kroate, ne të cilën lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Mjeti rezulton të ketë qenë në pronësi të një personi, me lidhje të afërt me dy viktimat në atentat.
Mësohet se nga këqyrja janë konstatuar 3 armë zjarri, ku njëri prej tyre ishte në dorë të një prej viktimave.
Gjithashtu, brenda makinës është konstatuar një karikator pistoletë bosh, ç`ka ka konfirmuar se edhe nga mjeti i tyre është qëlluar drejt agresorëve që i sulmuan me breshëri automatiku.
Në pjesë të ndryshme të makinës, janë gjetur edhe predha të qitura nga arma e zjarrit. Më tej, janë sekuestruar disa aparate celularë dhe disa dokumente që ndodheshin në mjet.
Prokurorët ndërkaq vijojnë të jenë në pritje të rezultateve nga gjyrmët e ADN-së që ishin prezent në makinë, për të parë se cilit person i përkasin dhe nëse kishte një të tretë aty.
Verifikimet po kryhen dhe mbi intinerarin e lëvizjeve në 30 tetor ditë në të cilën u qëlluan. Viktimë në ngjarje mbetën dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që po udhëtonin rastësisht me motor në momentin e sulmit.