Portugalia ka përballë Francën në ndeshjen e fundit të grupeve në “Euro 2020”.
Franca e ka siguruar kualifikimin ku ka katër pikë, ata do të shkonin tutje edhe në rast të humbjes, megjithëse duke e ditur kualitetin e “Gjelave” e dimë që ata do të kërkojnë ta kryesojnë grupin.
Kjo nuk do t’i konvenonte Portugalisë, pasi në rast të humbjes ata nuk do të kualifikoheshin tutje në fazën eliminuese.
Tek Portugalia, Ruben Dias mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme në rast të ndëshkimit, ndërsa tek Franca Benjamin Pavard rrezikon suspendimin.
Formacionet e mundshme:
Portugalia: Rui Patrício; Nélson Semedo, Rúben Dias, Pepe, Guerreiro; Danilo, Renato Sanches, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Ronaldo, Diogo Jota.
Franca: Lloris; Koundé, Varane, Kimpembe, Hernández; Pogba, Kanté, Tolisso; Griezmann, Benzema, Mbappé.