Ka punuar në burgun e Fierit, Gilberta: Shkoja duke qarë çdo ditë (VIDEO)

Gilberta Simoni është një personazhet më të pëlqyera nga publiku në “Për’puthen +40”. Konkurrentja, e cila është deklaruar tashmë për Ilirin në program, zhvilloi  një takim me të ku rrëfeu një pjesë nga jeta e saj që ne nuk e dinim. Gilberta zbuloi se ajo ka punuar në burgun e Fierit si mësuese. Ajo u shpreh se ishte ishte një punë që i mësoi shumë, pavarësisht se ishte e vështirë dhe shkonte çdo ditë duke qarë. Konkurrentja tha se ata i mësuan vlerën e lirisë dhe se sa e rëndësishme të shpresosh.

“Ishte një punë vullnetare për të luftuar analfabetizmin. Askush nuk pranoi të shkonte dhe shkova unë. Unë u mësova gjuhën shqipe, kurse ata më mësuan se sa e rëndësishme është të shpresosh edhe se sa vlerë ka liria. Unë çdo ditë shkoja duke qarë sepse nuk i shikoja dot ashtu“, u shpreh Gilberta.


Shtuar 23.06.2021 09:19