Kumbulla lë fushën i dëmtuar, Barcelona fiton derbin

Nuk ka histori derbi mes Barcelonës dhe Espanjolit, që fitohet 3-1 nga skuadra e drejtuar nga Hansi Flik.

Barcelona shënon tre gola brenda 31 minutave të para të lojës me Olmon (2 gola) dhe Rafinjën. Espanjoli reagon duke shënuar në pjesën e dytë, por pa arritur që të evitojë humbjen.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla u largua nga fusha i dëmtuar në minutën e 40-të të pjesës së parë.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Kumbullës, që në këto momente shqetëson trajnerin e kombëtares Silvinjo në prag të ndeshjeve vendimtare të nëntorit në Nations League.


Shtuar 3.11.2024 19:42