Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, në marshimin e organizuar në Shkodër për masakrën me 3 viktima në Dobraç, është shprehur se ngjarja mund të ishte parandaluar.
“Një nga viktimat kishte denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës dhe policia s’ka marrë masë”, tha ai.
Bardhi u shpreh se krimi i organizuar ka marrë pushtet, për shkak të lidhjeve të forta me politikën.
“Jemi këtu si qytetarë për të shprehur mosdakordësinë tonë për pushtetin që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër me shumicë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, Ishte ngjarje e paralajmëruar, ishte ngjarje rëndë, krijon frikë dhe terror për qytetarët, pa shfrytëzuar fatkeqësinë familjare të secilës prej viktimave. U shpreh ngushëllimet. Pushteti që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër për shkak të lidhjeve të forta me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet të kundërshtohet.
Një nga viktimat kishte denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës dhe policia s’ka marrë masë, nëse do të kishte bërë policia detyrën ngjarja do të ishte parandaluar”, tha Gazment Bardhi.
Krimi i rëndë ndodhi më 30 tetor rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç., ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat Hamza Lici (shofer) dhe Arlind Bushati (pasagjer).
Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.
Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndersa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet ne gjendje te rende per jeten.