Këtë të premte, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Gazetarja Anila Hoxha, bën me dije se ai do të jetë në SPAK në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje me dosjen për 21 janarin.
Gjithashtu, gazetarja Anila Hoxha, mëson se Tahiri është thirrur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Alfred Shehu.