Bullgaria refuzoi t’i hapë rrugë negociatave për Maqedoninë, ndërsa veto-ja për Shkupin penalizoi edhe Tiranë.
Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas vetos bullgare, ndërsa shkruan se Maqedonia e Veriut i ka përfunduar me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda europiane.
“Maqedonia e Veriut përfundoi me sukses reformat që u shënuan si obligim nga agjenda evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë dhe kryetari aktual i OSBE-së, An Linde, ka sjellë mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Jemi të nderuar që do e udhëheqim OSBE-në në vitin 2023, është njohje e kontributit të Maqedonisë së Veriut si funksionim i demokracisë shumë-etnike. Me përvojën që kemi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura, do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve në sfidat”, shkruan Zaev.