Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në aksin rrugor që lidh “Lagjen e Re” me “Lagjen e vjetër” të qytetit te Bulqizës, ku drejtuesi mjetit tip ‘Audi’, është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.M, 55-vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A.D, 21-vjeç.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.D, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja E.K, të cilët janë transportuar drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F.M, është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë gupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti është vërejtur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Të lenduarit janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.