Tentuan t’i vendosin eksploziv në makinë, por i mori jetën 24-vjeçarit, zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit në Elbasan (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Elbasan, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën, pasi një lëndë plasëse i ka shpërthyer në dorë. Sipas policisë, 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjeti, por lënda eksplozive ka shpërthyer para kohe, duke e lënë fillimisht të plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Zbulohet shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan që i mori jetën autorit, një i ri rreth 24-vjeç.

Sipas burimeve, automjeti ku viktima po vendoste lëndën eksplozive i përket shtetasit Renato Çepa.

Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën. Ndërkohë, autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.


Shtuar 29.10.2024 08:35