Grabitet supermarketi në Lezhë/ Hajdutët marrin nga kasaforta mbi 30 milionë lekë

Pas mesnate, është  garbitur një supermarket në Lezhë, ku sipas informacioneve policore, raaportohet se është vjedhur kasaforta e një  maketi.

Sipas uniformave blu, mësohet se autorët janë larguar me një shumë të konsiderueshme prej 3 milionë  lekësh.

Burime nga grupi hetimor, bënë me dije se kanë qenë disa persona të cilët kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e marketit.

Sakaq, policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e ngjarjes.


Shtuar 28.10.2024 13:09