AUDIO-REGJISTRIMI PËR “21 JANARIN”/ Kaseta dërgohet për ekspertim në laboratorin e SPAK-ut

Pas administrimit të një audio regjistrimi që tregohet për komunikimet e Gardës gjatë protestës së 21 janarit ku humbën jetën 4 persona, Prokuroria e Posaçme e ka nisur më akt ekspertimin e saj.
Pas administrimit të një audio regjistrimi që tregohet për komunikimet e Gardës gjatë protestës së 21 janarit ku humbën jetën 4 persona, Prokuroria e Posaçme e ka nisur më akt ekspertimin e saj.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se regjistrimi i këtyre komunikimeve që është dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha është dërguar në laboratorin e SPAK-ut me qëllim përfitimin e komunikimeve dhe identifikimin e tyre.

Sipas përmbajtjes së bisedave komunikimet kanë të bëjnë me kohën kur efektivët kanë qëlluar mbi turme dhe në audio dëgjohet komandanti i Gardës i asaj kohe, Ndrea Prendi.

I gjithë regjistrimi është afërsisht 34 minuta, e ndërsa sipas dëshmisë së Artan Hoxhës në SPAK, në momentin që ndodhin vrasjet është 7 sekonda e në këto 7 sekonda jepet urdhri për të qëlluar dhe për të ndaluar.

Pasi Gjykata e Lartë vendosi që 21 janari të hetohet nga SPAK, kjo e fundit ka nisur nga puna për marrjen e provave të gjalla, por edhe fashikujve hetimorë, të cilët janë mbledhur gjatë kësaj kohë.

Të parët që dëshmuan në SPAK ishin kallëzuesit: e veja dhe xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika.

Më pas SPAK-u ka marrë në pyetje dhe ish drejtorin e policisë së asaj kohë Hysni Burgaj dhe zëvendësin e tij Agron Kuliçajn.

Gjatë dëshmisë së tyre ata janë shprehur se kanë zbatuar rregullat për zhvillimin e tubimeve dhe protestave, duke u shprehur se efektivet u përballën me dhunë dhe nuk kanë reaguar ndaj protestuesve.


Shtuar 26.10.2024 11:32