Socialisti Jurgis Çyrbja, i cili pak ditë më parë “dorëzoi” mandatin e deputetit, është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se Çyrbja akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.
Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.
Nga 2021 deri më sot, ky hetim është udhëhequr nga prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi.
Vetë Çyrbja teksa dha shpjegime për 5 orë me rradhe, kur doli nga SPAK deklaroi se nuk ishte marë i pandehur. Por në të njëjtën kohë nuk vuri në dukje në media se kishte kërkuar dorëheqjen nga mandati i deputetit.