Mamaja e Harry Styles nderon Liam Payne me një postim

Nëna e Harry Styles ka nderuar me një postim Liam Payne, i cili ishte pjesë e One Direction me djalin e saj.

Anne Twist postoi një foto të zezë me një emoji me zemër të thyer, duke shkruar:”Vetëm një djalë…

Trishtimin e saj e kanë ndarë edhe 2.5 milionë ndjekësit e saj, duke ndarë ngushëllimet e tyre në komente.

Payne fitoi famë si anëtar i grupit britanik të djemve One Direction, i cili gjithashtu përbëhej nga Styles, Niall Horan, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e papritur, ndërsa homazhet nga personazhe të famshëm janë shpërndarë në mediat sociale.

Të mërkurën mbrëma (16 tetor), autoritetet në Buenos Aires, Argjentinë, thanë në një deklaratë se Liam Payne, 31 vjeç, ishte shpallur i vdekur pas një rënieje nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin CasaSur Palermo në kryeqytetin e vendit.

Fansat u mblodhën jashtë hotelit për të nderuar ish-yllin e One Direction, i cili thuhet se ishte në qytetin argjentinas për të parë ish shokun e grupit Niall Horan të performonte disa ditë më parë.


Shtuar 17.10.2024 13:16

Tags: ,