Franca bën “poker”, Greqia shtang Anglinë

Dita e 3-të e Ligës së Kombeve vendos Francën në një pozicion të shkëlqyer, e cila kalon vetëm një pikë pas Italisë në grup duke mposhtur Izraelin me rezultatin 4-1.

Gandelman 24’ barazoi golin e Camavinga7’ në një moment, por Les Bleus reaguan duke siguruar një fitore me rezultatin 4-1 me golat e Nkunku (28′), Guendouzi (87′) dhe Barcola (89′).

Situata e Anglisë në Ligën B është krejtësisht e ndryshme: Pavlidis (dopietë) firmosi fitoren 2-1 të Greqisë në minutën e 94-ët.

Një humbje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Carsley, aq më tepër që luhej në Uembli.

Pas një pjese të parë pa gola, përfaqësuesja greke kaloi në avantazh me anë të Pavlidis në minutën e 48-të, për të marrë përgjigjen e Bellingham në minutën e 87-të.

Megjithatë, goli i mesfushorit te Realit nuk mjaftoi për anglezët të cilët u goditën përsëri nga Pavlidis në minutën e 94-ët.


Shtuar 11.10.2024 08:59

Tags: