A do të futet sërish në Big Brother? Rrëfehet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen.

Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u rrëfye në një intervistë për Top Albania Radio, duke u shprehur se i ka dhënë fund me Big Brother, pasi aty fitoi dashurinë e publikut.
“Çdo gjë në jetë e kam manifestuar. Nuk është se më ka ardhur gjë papritur. Përveç famës. Atë nuk e dija që do vinte. Nuk e kisha menduar asnjëherë.

Shkova te Për’Puthen sepse s’kisha zgjidhje tjetër. Më beso. Kjo është një temë shumë e gjatë që mund ta diskutojmë (qesh). Unë nuk vajta se mendova famën. Shkova se s’kisha zgjidhje tjetër. Por më doli shumë mirë.

Do jem aktore kryesore te filmi “Dashuri me Këste”. Është një komedi që mezi po e pres. Të më shihni dhe mua në aktrim. Por dhe unë ta shoh se sa e mirë jam në këtë aspekt. Unë do t’i provoj të gjitha. Këngëtare? Jo, jo. Gjëra që unë mendoj se mund t’i bëj.

Është përfolur për një Big Brother All Stars për emrat që kanë spikatur…

Jo, jo. Jam shumë e prerë. Nuk do të jetë e njëjta gjë. Ka njerëz që presin prej tehe, sepse mos të harrojmë, unë dola dhe u futa dhe e pashë se sa e vështirë ishte. Unë isha e paditur. Tregova kush jam, tipin tim dhe rezultoi e suksesshme. Unë e arrita atë që doja. Në rregull, nuk e fitova, por nuk është aq e rëndësishme pasi mora shumë dashuri. Unë e arrita kulmin. Çfarë pres më po u futa herën e dytë. Jo, nuk e konsideroj fare”, u shpreh Efi.


Shtuar 10.10.2024 11:17

Tags: ,