Kryeministri Rama sot vendosi që të marrë mandatin në Durrës duke lënë kështu mandatin në Vlorë, vendlindjen e tij.
Pas këtij vendimi, i cili nuk pritej, kryeministri Rama ka deklaruar se “Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem…”
Postimi i Ramës:
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030”, shkruan kreu i qeverisë. /albeu.com/