Joachim Low tregon pse e bën gjestin e turpshëm (FOTO LAJM)

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low bëri një sqarim të çuditshëm kur u pyet për veprimet e tij të gërditshme që i kishte bërë ndër vite.

Strategu 61-vjeçar ishte në qendër të polemikave rreth veprimeve të tij gjatë Euro 2016 në Francë.

Low u kap nga kamerat duket futur duart si para dhe mbrapa në pantallona e tij në fitoren 2-0 të Gjermanisë ndaj Ukrainës në Stade Pierre-Mauroy në Lille.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 pushtoi edhe një herë ballinat e mediave botërore, kur i nuhaste gishtat e tij në humbjen 1-0 të Gjermanisë ndaj Francës në Euro 2020.

Duke folur pas veprimeve të gërditshme në vitin 2016, Low kërkoi falje dhe pretendoi se do të përpiqej të sillej ndryshe në të ardhmen.

“Unë pashë edhe fotografitë dhe padyshim që ndonjëherë i bën gjërat në mënyrë të pandërgjegjshme. Ndodhi dhe më vjen keq”, ka thënë trajneri i Die Manschaft.

“Ishte adrenalinë dhe përqendrim. Unë do të përpiqem të sillem ndryshe në të ardhmen”.

Football Fans Get Deja Vu As Joachim Low Is Caught 'Sniffing' His Fingers Once Again

Biokimisti, Dr Patrick Healy ka thënë për SB Nation në atë kohë: “Unë nuk kam bërë ndonjë hulumtim për këtë, por nuk mund të shoh ndonjë arsye që adrenalina do ta bënte atë”.

“Nuk ka asnjë kuptim fare. Shpjegimi i vetëm është se ai kishte bërë sjellje idioteske”.

Low, i cili pasoi Jurgen Klinsmann si trajner i Gjermanisë në vitin 2006, do të tërhiqet nga posti i strategut kombëtar pas Euro 2020 dhe vendin e tij do e zë Hansi Flick.


Shtuar 21.06.2021 17:30