Grabitet pika e karburantit në periferi të Tiranës, autorët në kërkim

Gjatë natës së kaluar në Tiranë, është grabitur një pikë karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes.

Policia raporton se dy shtetas ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash rojes së karburantit, dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.


Shtuar 3.10.2024 09:27