CR7 shpjegon festën e veçantë pas golit: Kam ditëlindjen e babait, do të doja të ishte gjallë!

“Goli i sotëm ka një shije tjetër, do të doja shumë që babai im të ishtë gjallë. Sot do të festonte ditëlindjen”.

Kristiano Ronaldo ka shënuar një nga dy golat e fitores për Al-Nassr në ndeshjen përballë Al-Rayyan në takimin e vlefshëm për Champions League aziatike.

Festa e 39-vjeçarit ka qenë ndryshe pasi ka ngritur duart lart nga qielli duke treguar se ia dedikonte dikujt që nuk jeton më.

Pas ndeshjes Ronaldo tregoi se goli i shënuar kishte një shije të veçantë pasi e kishte shënuar ditën kur babai do të mbushte plot 71 vjeç.

Zhoze Dinis Aveiro ndërroi jetë në 2005 në moshën 52-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë në mëlçi.


Shtuar 1.10.2024 14:00

Tags: