Zbulohen katër emrat e mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos kryeministri Rama

Edhe pse ka tre ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht emri kryeministrit.

Por për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.

Zyrtarisht Ministria e Brendshme thotë për News24, se pritet që të hënën të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën e kryeministrit Rama.

Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë; Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.


Shtuar 28.09.2024 13:54