SPAK shtyn hetimet për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës

Ditën e djeshme, u bë e ditur se prokurori i SPAK që ka në hetim dosjen e drejtorëve të Erion Veliajt, Klodian Braho, ka shtuar edhe një akuzë tjetër për drejtorët e bashkisë Tiranë, ose siç njihen ndryshe ‘Shtabi Elektoral’ i Veliajt.

Pas akuzës së shpërdorimit të detyrës, është shtuar edhe ajo e pastrimit të parave, gjë që rëndon pozitat e drejtorëve të Veliajt dhe këtij të fundit vetë, dhe tregon së kjo skemë vjedhje ka natyrë të mirëfilltë të një grupi të strukturuar kriminal.

Megjithatë, prokurori Braho ende nuk e cilëson “5D” si grup i strukturuar kriminal.

Ligji e thotë qartë, çfarë është grup i strukturuar kriminal? Quhen 3 deri në 5 veta, që kanë ekonomistin, financierin, paratë, burimin e tyre, etj.

Nga sa është parë deri tani, “5D”-ja ka pasur të gjithë elementët e grupit të strukturuar kriminal, dhe për më tepër ka kryer veprimtarinë e saj me leje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duket se kreu  i  SPAK,  Altin Dumani, në vend të luajë rolin e hetuesit, ka luajtur rolin e një ndërmjetësi mes Ramës e Veliajt, duke e ‘amnistuar’ përkohësisht këtë të fundit si nga dosja e inceneratorit, por edhe te ‘5D’ duke tentuar t’ua faturojë përgjegjësinë vetëm drejtorëve të Veliajt.

Por duket se skema korruptive e inceneratorit të Tiranës dhe “5D-ja” nuk janë e vetmja aferë në bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga Veliajt.

Së fundi nëpër korridoret e medias, prokurorisë dhe politikës po përflitet edhe për një tjetër aferë, përmasat e së cilës ende janë të paqarta mirë, por që mendohet sa, ose më e madhe edhe se “5D-ja”, dhe fjala është për kompaninë “GERARD-A”.

A është edhe kjo kompani një skemë korruptive?

A po heton SPAK-u edhe këtë?

Kush janë pronarët dhe aktiviteti i saj…?

Këto dhe shumë detaje të tjera do të duhet t’i sqarojë SPAK-u.


Shtuar 24.09.2024 15:38