Operacioni i NATO-s në Egje, anija Oriku ndalon mjetin lundrues me 15 persona

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin në shërbim të sigurisë edhe jashtë kufijve të vendit.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se anija Oriku e Forcës Detare shqiptare, e dislokuar në operacionin e NATO-s në detin Egje, ndaloi në zonën e saj të patrullimit një mjet lundrimi me 15 persona në bord nga Nigeria, Maroku dhe vendet e Lindjes së Mesme, për të cilët bashkëpunoi me Rojen Bregdetare turke për procedurat e mëtejshme.

MM nënvizon se lobimi për bazën detare të NATO-s në Porto Romano mbetet prioriteti kryesor.

“Mbetemi të angazhuar që në bashkëpunim me aleatët tanë italianë të rrisim numrin e anijeve patrulluese, ndërkohë që lobimi për bazën detare të NATO-s në Porto Romano mbetet prioriteti kryesor”, thekson MM në një postim në rrjetet sociale.


Shtuar 16.09.2024 19:12

Tags: , , ,