Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset Kristian Boçi dhe dy fëmijët e mitur

Këtë të premte, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP, ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta, duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit Kristian Boçi, në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, dyshohet shkak eshte bere lagështia dhe shpejtësia e lartë. Pranë spitalit të Lushnjes mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi.

Policia dhe grupi hetimor, janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.


Shtuar 13.09.2024 09:17