I shpallur në kërkim/ Vetëdorëzohet në polici, ish-drejtori i policisë së Lezhës

Henerigert Mitri ish drejtori i policisë Lezhës i cili rezulton i shpallur në kërkim nga operacioni Revansh është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës.

Ndaj Henerigert Mitri, rendon akuza e Kultivimi i bimeve narkotike kryer ne forme te veçante te bashkëpunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesemarrje ne grup te strukturuar.

kriminal, Korrupsioni pasiv i personave ge ushtrojne funksione publike. Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive te lojerave te fatit në kundershtim me ligjin dhe Shperdorim i detyres.

Sipas SPAK Mitri në bashkpunim me punonjësin tjeter të policisë Klodian Shahini i cili rëzulton në kërkim drejtronin kultivimin e droges ne Lezhe.

Nga bisedat e Sky ecc rezulton se Henerigert Mitri në bashkpunim me Preng Gjinin organizonon aktivitëtin e lojrave të fatit.


Shtuar 11.09.2024 19:24