Aksident në Tiranë/ Përmbyset makina, raportohet për dy të plagosur (FOTO)

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Tiranës, në pjesën e Farkës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Një nga mjetet është kthyer përmbys, ndërsa automjeti tjetër shihet i dëmtuar pranë bordurës.

Nga aksidenti mësohet se janë plagosur dy persona, përkatësisht shoferët e makinave. Patrulla e policisë është vonuar në vendngjarje.

Makinat e përfshira në aksident, janë një Ford Fiesta e një Benz ML.


Shtuar 11.09.2024 09:54