U bë nënë 14-vjeç/ Flet e mitura: Më lironi burrin nga burgu, ai nuk më mori me zor

Një 14-vjeçare në Korçë, u bë nënë. E mitura A.J., ka folur lidhur me arrestimin e 21-vjeçarit i cili u arrestua nga policia, pasi vajza e cila lindi fëmijën e tij ishte e mitur.

14-vjeçarja kërkon mes lotëve të lirohet 21-vjeçari, ajo thotë se kishte 1 vit që e njihte dhe për këtë situatë kanë qenë në dijeni edhe prindërit e saj, të cilët kanë rënë dakord.

14-vjeçarja: ‘’Ai nuk me mori më zor, kush do ma rriti mua fëmijën më lironi burrin, dëgjohet që shprehet e mitura mes lotësh.

Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë edhe prindërve të mi.

Ata ranë dakord dhe kam një vit me të.

Kam një fëmijë me të përse ta arrestojnë.

Ai s’më ka marrë me zor, Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?!

Dua të ma lironi që sot. Unë s`kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi, Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi.

Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s`kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, shprehet e mitura.


Shtuar 7.09.2024 15:48