Emri/ Pas arrestimit të Marklen Hakës, në pranga edhe një tjetër anëtar i “Bandës së Niklës”

Pas arrestimit të Marklen Hakës, këtë të shtunë është arrestuar nga policia edhe një tjetër anëtar i “Bandës së Niklës”, Klajdi Haka.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.
Marklen Haka është një emër i njohur në botën e krimit dhe për drejtësinë shqiptare.

Pjesë e bandës së Niklës dhe i akuzuar për disa vepra penale dhe i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revanshi’’ i kryer nga SPAK.
Marklen Haka u ka shpëtuar disa atentateve, në njërin prej të cilëve e vdekur mbeti halla e tij. Ai arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah sepse ishte në oborr kur filluan të shtënat.

Ndërsa në janar të 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por u la i lirë sërish

Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes. Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm.

Për vrasjen, mediat asokohe flisnin për dy pista, fillimisht u dyshua se Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai vetë ishte vetëm 13 vjeç.

Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë.

Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar, por nuk kishte prova të mjaftushme.

Më tej, në 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, pasi Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje.

Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie, dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën.

Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

Tashmë që ra në pranga sërish, Marklen Haka do të përballet me drejtëisë shqiptare pasi më 31 gusht u raportua se u arrestua në Dubai aty ku fshihej kohët e fundit.

Teksa ajo që u zbulua nga zbërthimet e Skyy Eç, ku Haka akuzohet se ka tentuar të eleminojë ish mikun e tij, Durim Bamit. Teksa më herët ka qenë mik me vëllezërit Bami.


Shtuar 7.09.2024 10:47