A ka vend për Bashën në formacionin politik të PD? Bardhi: Nuk e ndjek veprimtarinë e tij

Në një intervistë në News 24, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u pyet nëse ka vend për Lulzim Bashën, në formacionin politik të Partisë Demokratike.

Bardhi tha se ka kohë që nuk ndjek veprimtarinë politike të Bashës. Ai tha se kur Lulzim Basha të bëjë opozitë të vërtetë, atëherë mund të konsiderohet që jo vetëm ai, por çdo opozitar, të jetë pjesë e Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi:Nuk e di ku është Basha dhe nuk e ndjek në veprimtarinë e tij. Nuk e kam parë në opozitë me qeverisjen e Ramës. Në momentin që do bëjë opozitë me qeverisjen e korruptuar të Ramës, ne do të duhet ta konsiderojmë, sepse ne e kemi mision të bashkojmë çdo anëtar të opozitës për të mundur Ramën”.


Shtuar 5.09.2024 15:55

Tags: ,