Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Pragë me Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar se takimi mes tyre është zhvilluar me qëllim vendosjen e ‘piketave’ për rrugën e përbashkët europiane.
“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, ka shkruar Rama.
Rama ndodhet në Pragë pasi kryeqyteti çek do të presë duke nisur nga kjo e premte deri të dielën Forumin vjetor Globsec.
Gjithashtu në këtë forum nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe nga Serbia, presidenti Aleksandër Vuçiç.