Aksident në aksin Berat-Dimal, një nga mjetet përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Bëhet me dije se një automjet, tip ‘Mercedes Benz’, ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti që kishte pëballë, në tentativë për ta shmangur, të përfundojë në kanalin në anë të rrugës.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe kqyrjen, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, tip Mercedes Benz, është shoqëruar në polici, si i dyshuari “shkaktar” i aksidentit, ku edhe do ti kryhet testi i alkoolit.


Shtuar 25.08.2024 17:02