VIDEO/ Sherr i dhunshëm në Sarandë, një shqiptar dhe tre turistë të huaj përleshen në hotel

Tre turistë të huaj dhe një shtetas shqiptar janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Tre turistë francezë dhe një shqiptar, që ishte palë me njërin prej të huajve janë konfliktuar mes tyre në ambientet e një hoteli në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar moment kaotike dhe dëme të shumta materiale.

Policia pasi zbardhi rrethanat e ngjarjes ka arrestuar si Laurent Ishmi, 19 vjeç dhe shtetasin francez Dylan Tahoundjona 19 vjeç.

“Këta dy persona, për motive të dobëta, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2, Sarandë, janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit”, njoftoi policia vendore.

Mbeten të panjohura shkaqet e sherrit mes tre francezëve dhe shqiptarit, teksa hetimet po ndiqen edhe nga prokuroria vendore, me akuzat dëmtime me dashje, shkatërrim prone dhe prishje e qetësisë publike, në bashkëpunim.


Shtuar 25.08.2024 16:13

Tags: ,