Mbytet varka me emigrantë, 13 të vdekur dhe disa të zhdukur

Trembëdhjetë persona kanë humbur jeten, ndërsa 14 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së një varke në Jemen, tha të dielën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raporton Reuters.

“Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 14 të tjerë mbeten të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u përmbys të martën në brigjet e provincës Taez të Jemenit”, tha IOM.

Varka ishte nisur nga Xhibuti me 25 emigrantë etiopianë dhe dy shtetas jemenas, sipas agjencisë së OKB-së.

Njëmbëdhjetë burra dhe dy gra, ishin midis të vdekurve të konfirmuar, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë për të gjetur të zhdukurit, duke përfshirë kapitenin jemenas dhe ndihmësin e tij, tha IOM.


Shtuar 25.08.2024 11:38