Më i miri i të gjitha kohërave thotë mjaft, Neuer largohet nga Gjermania

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Manuel Neuer, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në Brazil më 2014-ën, ka lajmëruar largimin nga përfaqësuesja teutone.

“Pas bisedimeve intensive me familjen dhe miqtë e mi kam vendosur të mbyll këtu rrugëtimin tim në Kombëtare. Të gjithë ata, të cilët më njohin e dinë se nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua. Unë ndihem shumë mirë fizikisht dhe Kupa e Botës 2026 ishte një trune mjaft tërheqës për mua, por më duhet të them mjaft. Ky është momenti i duhur për tu tërhequr”, tha Nojer.

38-vjeçari ka luajtur 1264 ndeshje me Gjermaninë prej të cilave në 61 takime ka qenë kapiteni i skuadrës.


Shtuar 21.08.2024 16:59