Zyrtare: Nga Çelsi tek Atletico Madrid, Gallagher firmos deri në vitin 2029

Conor Gallagher largohet nga Chelsea pas tetëmbëdhjetë vjetësh për të nisur një eksperiencë të re në karrierë tashmë me fanellën e spanjollëve të Atletico Madrid:

“Atlético de Madrid dhe Çelsi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029.

Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe ai është një lojtar i kombëtares angleze”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen.

Spanjollët paguan 40 milionë euro për të bërë të vetin mesfushorin, që fillimisht ishte një alternativë e Mikel Merinos.

Por pasi nuk u arrit marrëveshja me spanjollin, Atletico vendosi që të mbyllë gjithçka me Çelsin për transferimin e Gallagher.


Shtuar 21.08.2024 13:53