Dy shqiptarë janë arrestuar në Skoci pasi janë kapur në një shtëpi ku kultivonin kanabis.
Mediat raportojnë se Orges Rizaj 28-vjeç dhe Agustin Grembi 26-vjeç punonin në një ambient ku sasia ë rrënjëve të canabis arrinte vlerën e 9.5 milion sterlina.
Në këtë ambient në periferi të Glasgow policia sekuestroi 3.000 rrënjë kanabis. Sipas policisë kjo sipërmarrje kriminale, ishte një organizim i një niveli të madh dhe sofistikuar.
Në Gjykatën e Lartë në Glasgoë, shkruan The Sun, Rizaj dhe Grembi që të dy emigrantë ilegal pranuan akuzat për prodhim droge. Një tjetër person i njohur si Danny, kishte paguar 5.000 stërlina për të marrë me qira këtë ambient në vitin 2020.
Prokurori Euan Cameron tha në gjykatë se: “ambienti i marrë me qera ishte ndarë në 13 dhoma duke e kthyer objektin në një njësi industriale, rritje kanabisi. Po sipas prokurorit Cameron, vlera e shitjes të kësaj sasie kanabisi të mbjellë shkon 6.5 milion stërlina deri 9.44 milion stërlina.