Ngjarje tragjike në Kosovë/ Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së martës në Prishtinë. Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”. Pas ngjarjes, gruaja është vetëdorëzuar në Polici, shkruajnë mediat e Kosovës.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.


Shtuar 20.08.2024 20:53

Tags: ,