Ditë magjike për mundjen shqiptare, Dudaev kalon në çerekfinale për peshat 65 kg

Islam Dudaev, sfidoi Gaku Akazawa në disiplinën e mundjes stil i lirë për peshat deri në 65 kg në 1/8-at.

Mundësi kuqezi arriti të fitonte me superioritet përballë atletit nga Samoa me shifrat 10-0. Dudaev ka mundur të fitojë falë pesë dy pikëshave teknikë në fraksionin e parë.

Rahman Amouzadkhalili do të jetë rivali i Dudaev në çerekfinale pasi mundi në 1/8-at amerikanin Zain Allen Retherford, i cili është kampion bote në fuqi për peshën deri në 65 kg.


Shtuar 10.08.2024 12:54