Aksident tragjik/ Autobusi përplaset me këmbën e urës, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

Një aksident i rëndë u shënua pranë Ankarasë, në distriktin Polatlı të premten në mëngjes, (9 gusht) kur një autobus pasagjerësh është përplasur në në këmbët e një ure.

9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar, tha Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, për kanalin CNN TÜRK.

Ai tha se mes pasagjerëve të vdekur ishte edhe shoferi i autobusit.
Guvernatori deklaroi se “nuk ka shenja se i kanë dështuar frenat. Sipas vlerësimeve fillestare, shkak mund të ketë qenë përgjumja e shoferit por do të jenë hetimet që do të zbulojnë më shumë

Ndërkohë, në një aksident tjetër të ndodhur në fshatin Olukpınar në rrugën Ankara-Eskişehir, autobusi i pasagjerëve doli jashtë kontrollit dhe goditi barrierat dhe më pas murin e mbikalimit, por pa viktima.