Ukraina i kërkon Meksikës të arrestojë Putinin nëse merr pjesë në ceremoninë e betimit të presidentes së re

Ukraina i ka kërkuar qeverisë meksikane të arrestojnë presidentin rus Vladimir Putin bazuar në urdhër-arrestin e Gjykatës Ndërkombëtare, në rast se do të jetë prezent gjatë inaugurimit të presidentes Claudia Sheinbaum gjatë 1 tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Ukrainës në Meksikë, ku përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga autoritetet meksikane ta arrestojnë Putinin.

Ambasada pranoi faktin se Meksika fton përfaqësuesit e të gjitha vendeve me të cilat ka marrëdhënie diplomatike në inaugurim, por i kujtoi vendit urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për arrestimin e Putinit.

“Shpresojmë që qeveria meksikane të jetë e vetëdijshme për faktin se Vladimir Putin është një kriminel lufte i dyshuar për rrëmbimin dhe deportimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi, urdhërarresti i të cilëve është lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, juridiksionin e së cilës Meksika e njeh”, u tha nga ukrainasit.

“Ne besojmë se Meksika do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar duke ia dorëzuar [individin] e sipërpërmendur organit gjyqësor të OKB-së në Hagë”, u theksua për fund.


Shtuar 8.08.2024 13:50