Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident me vdekje është regjistruar në Vlorë. Makina ka përplasur motorin dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth shkaqeve të aksidentit.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës.
Policia Vlorë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70-vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit.