Barcelona duket se është magjepsur nga Dani Olmo dhe po synon që të bëjë të vetin me çdo kusht mesfushorin e talentuar, që spikati me fanellën e Spanjës në Europianin e fundit.
Klubi spanjoll ka bërë një ofertë të dytë për lojtarin e RB Leipzig, me vlerë 65 milionë euro. Detajet e propozimit: një pagesë fillestare fikse prej 50 milionë eurosh, e cila do të rritet në 65 milionë euro në total nëse arrihen disa bonuse specifike.
Leipzig po e shqyrton seriozisht këtë ofertë, ndërsa kushtet personale me 26-vjeçarin ende nuk janë finalizuar, por nuk duhet të ketë probleme.
Vlen të theksohet se drejtori sportiv i Barcelonës Deco nuk e ndoqi skuadrën në Shtetet e Bashkuara, por mbeti në Evropë për të finalizuar marrëveshjen.