VIDEO / KOKSH u mor me këpucët dhe rrobat por harroi të merret me flamurin!

Nuk ka ngel studio ku kryetari i KOKSH, Fidel Ylli nuk ka shkuar për të reklamuar koleksionin e veshjeve zyrtare të “Team Albania” për në Lojërat Olimpike Paris 2024, gjë që është përshëndetur nga të gjithë, por skandali me flamurin “kinez” në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024, ka lënë një shije të keqe, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e këtij Komiteti, transmeton Albeu.com.

Ka qenë kampionia shqiptare, Luiza Gega, e cila ka bërë një deklaratë ku ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe e ka cilësuar si të papranueshme që të parakalohej me atë që nuk është simboli kombëtar.

Kështu, në rrjetet sociale kanë qenë të shumta reagimet dhe komentet, duke shprehur pakënaqësinë për këtë skandal, pasi KOKSH ka spenzuar mijëra euro për reklamat e mëdha të uniformave dhe këpucëve të branduara të pjesëmarrësve në Olimpiada, ndërkohë që në Paris ka çuar një flamur skandaloz imitim kinez, duke përdhosur dinjitetin kombëtar dhe simbolet kombëtare.

Sipas komentuesve të irrituar nga ky skandal, neglizhimi i flamurit kombëtar dhe fokusimi vetëm ne reklamën e rrobave dhe logove të një federate, nuk janë gjë tjetër veçse fenomen tashmë i njohur në Shqipëri, ku drejtues institucionesh dhe federatash, më shumë se me thelbin merren me reklamën dhe PR-in. /albeu.com/

@olympicalbania 📌Koleksioni i veshjeve zyrtare të “Team Albania” për në Lojërat Olimpike Paris24 🇦🇱✅ . . #teamalbania🇦🇱 #collection #roadtoparis2024 #olympics ♬ MOVE RMX – VINNY


Shtuar 28.07.2024 00:11