Aksident tragjik/ Makina bie nga ura, humb jetën familja me 4 anëtarë (VIDEO)

Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi, ku një familje prej katër anëtarësh kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin ra nga ura.

Një kamera sigurie, ka kapur momentin e aksidentit tragjik.

Viktimat janë 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16 dhe Mete 13-vje.


Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana, kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara pa e kuptuar megjithatë se në të njëjtën kohë, një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë.

Siç shihet edhe në video, makina në të cilën udhëtonte familja katër anëtarëshe, ka filluar të zigzag para se të rrëzohet në ujë.

Sipas mediave turke, trupat u gjetën brenda makinës katër orë pasi mjeti u përplas.

Trupi i njërit prej fëmijëve u gjet jashtë makinës, pasi besohet se doli nga automjeti, por u mbyt pasi nuk dinte të notonte.


Shtuar 25.07.2024 09:44