Arbian Mazniku flet pas daljes nga SPAK

Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 orësh marrje në pyetje.

Ministri Mazniku, deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK, si person që kishte dijeni për një çështje.

“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbian Mazniku shkurtimish, duke mos zbuluar se për çfarë çështje bëhet fjalë.


Shtuar 22.07.2024 13:14