Aksident në Tiranë/ Makina humb kontrollin dhe ngjitet në trotuar, zbardhen detajet e para

Një aksident ka ndodhur pranë spitalit të Traumës në Tiranë. Bëhet e ditur se një automjet në të cilin ndodheshin tre vajza ka përfunduar në trotuar.

Mësohet se makina është përplasur me shtyllën e dritave ku fatmirësisht tre vajzat që ndodheshin në të kanë shpëtuar pa dëmtime, por ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë për fat të mirë kanë shpëtuar disa këmbësorë që po kalonin në ato momente në trotuar.

Grupi hetimor i Policisë do të tregojë shkaqet e aksidentit.


Shtuar 21.07.2024 17:02