Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Republikës së Koresë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me personalitetet më të larta të vendit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe veçanërisht për të nxitur potencialet e pashfrytëzuara për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar Shqipëri-Kore e Jugut.
Ky vit shënon 33-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve