Erjona Kakeli rrëfen peripecitë: Si u bëra nënë në moshën 38 vjeçare pas disa aborteve

Në episodin e radhës të “Mami Evita” ishte e ftuar aktorja Erjona Kakeli, e cila rrëfeu më shumë për jetën e saj si mami e dy vajzave. Por përpara se ato të vinin në jetë për Erjonën nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi ka kaluar aborte të padëshiruara.

“Ka qenë mosha 30- 31 kur unë kam pësuar një abort, i pari. Pastaj filloi një peripeci shumë e gjatë dhe në moshën 38 vjeç u bëra nënë. Pas abortit të parë kam pasur pothuajse çdo gjashtë muaj nga një episod të trishtë, pastaj pata një shtatzëni që zgjati pak më shumë se çdo shtatzëni tjetër.  Jam shumë me fat që kam dy vajza. Tani ato janë në një fazë jo shumë të lehtë, para adoleshencë. Ato janë më të mençura se sa kemi qenë ne, i kapin gjërat edhe më shpejtë, kanë karaktere të ndryshme, e madhja e cila është 8 vjeçe është më e drejtpërdrejtë, ndërsa e vogla ka një qetësi absolute por ndërkohë e ka bërë dëmin si të thuash. Shtatzënitë nuk i kam shijuar shumë sepse kam qenë dhe e angazhuar me punë, ndryshe nga më parë që qëndroja në regjim, haja shëndetshëm, ndërkohë bëra të kundërtën vazhdova jetën shumë normalisht”, u shpreh aktorja.


Shtuar 18.07.2024 19:17