Mëngjesit të sotëm rreth orës 08:08, një tërmet me epiqendër në Campi Flegrei dhe magnitudë 3.6 është regjistruar në Napoli të Italisë.
Nga qendra në Fuorigrotta, tërmeti është ndjerë dukshëm në lagje të ndryshme të Napolit, veçanërisht në katet e sipërme.
Prej muajsh e gjithë zona e Flegrës, ka qenë objekt i aktivitetit sizmik, duke krijuar panik te popullata.
Mediat italiane, bëjnë të ditur se tërmeti u pasua nga lëkundje të tjera.