Mishel diplomohet dhe Blendi Fevziu s’mund të ishte më krenar!

Mishel, vajza e gazetarit të njohur, Blendi Fevziu është diplomuar në Universitetin e Londrës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fevziu përmes një postimi në rrjete sociale ku ka publikuar foto duke e uruar të bijën.

Blendi së bashku me gruan dhe vajzën e vogël kanë shkuar në kryeqytetin anglez për ta mbështetur në ceremoninë e diplomimit.

“Urime diplomimin Mishel”, shkruan gazetari.


Shtuar 16.07.2024 12:08