Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë për biznesmenin Gazmend Haxhia

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Gazment Haxhia, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.  Ai u arrestua pak ditë më parë, teksa po kthehej nga Italia, duke u ndaluar sapo zbriti nga avioni.

Haxhia ishte bashkëpunëtor me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa akuzohen për abuzim me fondet e SASPAC në BE.

SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë euro kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 milionë lekë, dhe nga mbi 500 mijë euro tenderë, u shpenzuan 4.2 milionë lekë për një darke te “Gzona”.


Shtuar 11.07.2024 12:48